Rritet shifra në Gjirokastër, nëndrejtori i spitalit infektohet me Covid-19

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëndrejtori i spitalit Rajonal të Gjirokastrës ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Mbetet ende e paqartë se si është infektuar, ndërkohë që po qëndron në izolim për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Pritet që rasti i tij të konfirmohet në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, numri i rasteve aktive në Gjirokastër është 40, ndërsa në të gjithë vendin është 4,026.

Deri tani, janë bërë 59617 testime në të gjithë vendin, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 9083 persona dhe janë shëruar 4791 pacientë. Numri i përgjithshëm i jetëve të humbura ka arritur në 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13,  Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Zjarr Tv Ad