Ministria e Jashtme e Kosovës dënon aktin e djegies së flamurit grek në Prishtinë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka dënuar aktin e djegies të falumurit grek nga tifozët vendas të futbollit.

Pasi klubi i Gjilanit humbi ndheshjen kualifikuese të Ligës së Europës kundër një skuadre nga Qiproja ditën e enjte në Prishtinë tifozët dogjën flamurin.

“Dënojmë fuqishëm çdo lloj akti fyes të simbolit kombëtar të kujdo shteti, në rastin konkret të Greqisë. Kosova dhe Greqia kanë vendosur dialog praktik, kanë zyra ndërlidhëse në kryeqendrat e tyre dhe të dyja palët punojnë për të thelluar dialogun edhe më tej”- ka thënë nëpërmjet një postimi në “Facebook” Meliza Haradinaj Stublla.

Gjithashtu Haradinaj Stubulla u kërkoi autoriteteve për zbatimin e ligjit dhe të marrin para drejtësisë autorët e këtij akti, të cilin e konsideroi si një akt të ulët dhe të papranueshëm.

Zjarr Tv Ad