Inagurohet aksi rrugor Borsh-Kalaja e Borshit

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksi rrugor Borsh-Kalaja e Borshit që lidh atraksionet turistike të kësaj zone i sapo përfunduar është inauguruar këtë të premte.

Trajtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri shoqëruar nga kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për turizmin si dhe për ekonominë.

Gjiknuri: Një rrugë që lidh një nga atraksionet më interesante turistike të këtij fshati dhe të kësaj zone dhe që do të jetë një mundësi e shtuar për shumë  turistë për ta vizituar atë.

Gjiknuri theksoi se do të ketë investime të tjera të pritshme për Bashkinë e Himarës.

GjiknuriBesoj se vitin tjetër do të fillojë dhe investimi masiv për ujësjellësin dhe kanalizimet e reja të Himarës. Mbi 60 milionë euro që do të zgjidhë përfundimisht dhe trajtimin e ujrave të zeza për bregdetin e Himarës dhe kjo do të jetë një vlerë e shtuar për turizmin.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro u shpreh se objektivi është vazhdimi i këtij investimi më tej për të lidhur dhe fshatin e Fterës duke e futur atë në guidën turistike.

Zjarr Tv Ad