Kapshticë: U plotësua kuota, dhjetra shqiptarë mbesin në kufi

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pala greke ka mbyllur sportelet dhe pezulluar punën në pikën doganore të Kapshticës për shkak se është plotësuar kuota 300 e caktuar nga autoritetit greke për të lejuar hyrjen.

Mirëpo në orën 11:45, (29 gusht) është vënë re prani e një numri shqiptarësh të cilët kishin planifikuar të kalonin në tokën greke por për shkak se është mbyllur kufiri nuk mund të kalojnë.

Burimet bëjnë me dije se janë dhjetra shqiptarë në pritje.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot ne mesdite mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19

Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;

Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;

Mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në dite nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

Mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokesore nga Shqipëria.

Zjarr Tv Ad