Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ushqimi i konsumuar në një Fast Food në Suharekë të Kosovës dyshohet se u bë shkak për helmimin e 83 qytetarëve.
Dyert e tij për klientë nuk u hapen që nga e mërkura, kur ato i mbylli inspektorati komunal.
Në terren dolën menjëherë edhe inspektorët e Agjensisë së Veterinës e Ushqimit, teksa numri i atyre që u ankuan nuk ishte i vogël.
Si pasojë e kësaj, shumë persona kërkuan ndihmë mjekësore edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Ilir Berisha, pronar i lokalit ku ndodhi rasti, dyshon se e gjitha mund të jetë pasojë e përdorimit të disa preparateve gjatë servisimit të frigoriferit.