Vuçiç:”Tema e vetme që do të diskutohet në SHBA është njohja reciproke”

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur sot rreth procesit të dialogut dhe takimit të 4 shtatorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiç ka thënë se pavarësisht atyre çfarë deklarohen dhe thuhen, është e qartë që edhe në Washington edhe në Bruksel dhe kudo tjetër, tema e vetme është njohja reciproke Kosovë-Serbi.

‘E vetmja temë kudo, pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush në SHBA, do të jetë njohja e ndërsjellë, në një mënyrë apo tjetër’, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se edhe procesi i dialogut që drejton BE në fund do të çojë tek njohja reciproke, veçse tashmë po diskutohet për normalizim raportesh.

‘Kushdo që thotë ndryshe po gënjen popullin e tij, duke blerë kohë dhe duke mashtruar njerëzit’, ka theksuar Vuçiç.

Megjithatë kreu i shtetit serb ka thënë se pavarësisht se çfarë do të ndodh, do të ruaj interesin e Serbisë, derisa ka shtuar se tashmë janë duke i paguar gabimet e së kaluarës.

Zjarr Tv Ad