Ishte në kërkim për kultivim narkotikësh, në pranga 30-vjeçari në Gjirokastër

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.

Shtetasi me iniciale A.B., banues në Lazarat, Gjirokastër ishte në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër” – njofton policia.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Zjarr Tv Ad