Tentuan t’i vendosin flakën kamionit dhe hapën zjarr ndaj policisë, arrestohen 3 burra dhe një grua në Kosovë

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre burra dhe një grua janë arrestuar në Vushtrri të Kosovës, pasi kanë tentuar t’i vendosin flakën një kamioni.

Policia e Kosovës ka shkuar për t’i arrestuar, por kanë hasur në kundërshtimin e autorëve, të cilët u janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.

Fatmirësisht asnjë nga efektivët nuk është plagosur, ndërsa tre burrat dhe gruaja janë arrestuar.

“Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë tentuar t’i sulmojnë me një shishe me materie ndezëse zyrtarët policor. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta (njëra me gaz), 13 fishek, 11 gëzhoja, një granatë shokuese dhe disa shishe të mbushura me materie ndezëse”, njofton Policia e Kosovës.

Zjarr Tv Ad