Pronarët e lokaleve në Durrës, në protestë/ Qytetari:”Në periferi dasmat janë të lejueshme”

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

DURRËS– Pronarët e lokaleve të dasmave në Sukth të Durrësit janë mbledhur në një protestë përpara godinës së njësisë administrative të Sukthit.

Ata deklarojnë se ndjehen të diferencuar nga kolegët e tyre në njësitë apo bashkitë e tjera. Sipas tyre, në qendër të Durrësit nuk janë lejuar që të organizojnë dasmë, ndërsa klientët e tyre kanë shkuar në lokalet e tjera jashtë Sukthit dhe nuk janë ndëshkuar. Për pasojë, shprehen se të gjithë duhet të trajtohen njësoj, dhe jo me dy standarte, siç ata pretendojnë.

Duke shtuar se janë goditur shumë financiarisht nga mbyllja e bizneseve në kohë COVID-i, pronarët kërkojë një protokoll nga ministria e shëndetësisë ku të përcaktohen detyrimet e tyre dhe të lejohen të punojnë.

Zjarr Tv Ad