Vodhi 5 banesa, mes tyre një të dëmtuar nga tërmeti…pranga 28-vjeçarit në Durrës! Dhunonte dhe nënën

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 28-vjeçar, autor i 5 vjedhjeve në Durrës dhe dhunues i nënës së tij është arrestuar nga policia e Durrësit.

Në pranga ka rënë i riu i identifikuar me inicialet S.U. Ai është autor i 5 vjedhjeve, mes tyre edhe një shtëpi e cila ishte e dëmtuar nga tërmeti.

Referuar burimeve zyrtare ai në këto banesa ka vjedhur para, prej 700 euro, çantën e të zonjës së shtëpisë, biçikleta madje dhe kabllo elektrike. Ai i ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, “Vjedhje”.

Njoftimi i plotë i policisë

Dhunoi nënën e tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, i cili rezultoi se kishte kryer edhe disa vjedhje në qytetin e Durrësit. Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit gusht, të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje dhe zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, arrestuan shtetasin:

S. U., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Në vijim të veprimeve dhe hetimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht:

Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, 1 biçikletë dhe 700 euro në banesën e shtetases K. U.
Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kabllonë elektrike të shtetasit M. Th.
Më datë 21.08.2020, në lagjen nr. 15, në plazh “Porto Romano”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases Y. T.
Më datë 09.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetases A. Sh.
Më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.

Zjarr Tv Ad