Vihet nën kontroll një zjarr i rrezikshëm në kufi me Greqinë(FOTO)

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbasdites së të hënës është identifikuar një rast zjarri në zonën e fshatit Cerrje në afërsi të kufirit me Greqinë. Zjarri ka prekur një siperfaqe të konsiderueshme pylli me perzjere dushk dhe bush.

Në sajë të punës bashkëpunuese të rojeve mjedisore të ADZM Korçë dhe stafit të bashkisë Pustec është bërë izolimi i tij brenda një kohe shumë të shkurter, falë edhe paisjeve të reja specifike për shuarjen e zjarreve.

Ditën e sotme po vazhdon puna për monitorimin e kësaj vatre zjarri me qëllimin kryesor pengimin e përhapjes së këtij zjarri në sipërfaqe te reja.

 

© SYRI.net

Zjarr Tv Ad