Bashkëshortja e Ermal Hoxhës, nipi i Enver Hoxhës, Rezarta Shkurta, ka publikuar në faqen e saj ditën e djeshme në Instagram, një letër që si duket i kishte mbërritur nga një qytetar, i cili shkruante se atë kohë e ka urryer diktatorin, por sot i mungojnë ato ditë.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe gazetarja e njohur Zhaklin Lekatari, e cila ka reaguar ashpër duke thënë se Rezarta nuk ka turp që promovon ende Enver Hoxhën, ndërsa ka shktuar se kjo ishte e tepërt dhe shumë e shëmtuar.
“Dikush te ftoje Rezarta Shkurten te lexoje ndonje liber qe te kuptoje bullshitat qe promovon dhe ndan ne IG e saj, meqe nuk ka turp qe promovon ende Enverin. Sipas mendimit tim, propaganda te tilla duhen denuar me ligj. Nuk kam bere ndonjehere reagime publike per personazhe te njohura, por kjo ishte e tepert, e shemtuar, injorante, jo empatike dhe shume, shume epitetete te tjera qe mendoj, por nuk mund te shkruaj. Poshte katundaret,” shkruan Lakatari.