Vrasja e kryekomisar Artan Cukut, Drejtësia shqiptare drejt kërkesës së dytë për ekstradimin e urdhëruesit Bledar Jambelli

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shteti shqiptar tenton sërish për të vënë para drejtësisë një nga personat më të rrezikshëm të krimit të organizuar, i dyshuar si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ka një zhvillim të ri sa i përket çështje se ekzekutimit të kryekomisarit që tashmë është shpallur Dëshmor i Atdheut. Bëhet fjalë për urdhëruesin e krimit, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho i cili në fakt u arrestua dhe më pas u lirua në shtetin grek, përderisa u refuzua ekstradimi për arsye politike.

“Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është drejtuar me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme dhe konkretisht drejtorisë së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Gjonaj i kërkon kësaj drejtorie që të informohet mbi fazën aktuale të gjykimit të çështjes jo vetëm për Bledar Jambellin por edhe për shtetasin tjetër Kristaq Leci, gjithashtu i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, për të parë nëse ndaj tyre është regjistruar ndonjë procedim penal me qëllim për të paraqitur një kërkesë të re për ekstradimin e këtyre dy personave.
Ligjërisht nëse ka argumente shtesë, Ministria e Drejtësisë, pra drejtësia shqiptare mund t’iu drejtohet autoriteteve greke dhe të kërkojë ekstradimin e këtyre dy shtetasve, Bledar Jambellit që ka urdhëruar ekzekutimin e komisar Cukut dhe Kristaq Lecit që dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ata të dy janë liruar nga autoritetet e drejtësisë greke. Procesi për ta po vijon në gjykatën e Tiranës por për shkak të pushimeve ishte ndërprerë. Mbetet për t’u parë përgjigjja e autoriteteve greke.
Bledar Jambelli ka shfrytëzuar të gjitha deklaratat publike për të përfituar statusin e azilit politik por nëse ka prova të reja ai mund të ekstradohet në Shqipëri. Deri tani për vrasjen e komisar Cukut është arrestuar vetëm Mikel Shallari i cili është dënuar me 10 muaj burg për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë. Vrasja e kryekomisar Cukut është konsideruar ndër 100 vrasjet më të vështira. Bledar Jambelli konsiderohet si një ndër personat më të rrezikshëm sa i përket krimit të organizuar dhe dyshohet për disa vrasje”, deklaroi Lala.

Etilda Gjonaj
Zjarr Tv Ad