Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia i ka bërë thirrje kryeministrit Rdi Rama që të marrë masat për periudhën e vjeshtë-dimër.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se qeveria duhet të marrë pasat pasi koronavirusi nuk luftohet me propagandë, por duhet të kenë strategji.
Ndër të tjera Spahia është shprehur se për dy javë fillojnë shkollat, por sipas tij Kryeministri nuk ka asnjë strategji dhe se e gjithë barra po u lihet shkollave.
“Po hyjmë në shtator, muajin kur rinis me ritëm të plotë puna pas pushimeve, e kur në më pak se dy javë nisin shkollat! Ky kryeministër nuk ka një strategji, as për këtë fazë të re ku do hyjmë! Skenarët për nisjen e shkollave janë të paqartë, e të pashoqëruar me faturë financiare, c’ka do thotë se barra po i lihet direkt shkollave,” shkruan Spahia ndër të tjera.
Postimi i plotë:
EDI RAMA, MERR MASA PER PERIUDHEN VJESHTE-DIMER, SE COVID-19 NUK LUFTOHET ME PROPAGANDE!!!
Edi Rama i ka braktisur shqiptarët në këtë kohë pandemie, kur mbetet e panjohur sjellja e Sars CoV2 në periudhën vjeshtë-dimër, apo nëse do ketë mbivendosje me gripin stinor!
Po hyjmë në shtator, muajin kur rinis me ritëm të plotë puna pas pushimeve, e kur në më pak se dy javë nisin shkollat! Ky kryeministër nuk ka një strategji, as për këtë fazë të re ku do hyjmë! Skenarët për nisjen e shkollave janë të paqartë, e të pashoqëruar me faturë financiare, c’ka do thotë se barra po i lihet direkt shkollave!
Nën indiferencën e Edi Ramës vazhdojmë të jemi vendi i fundit në rajon, për numrin e ulët të testimeve. Pra nuk dimë si e kemi nivelin e përhapjes së virusit në territor. Me liberalizimin e bërjes së tamponëve, qeveria fshihet pas shifrave të përbashkëta me privatin dhe nuk dihet sa teste realizohen tek publiku e sa tek privati, ku tamponët bëhen për arsye udhëtimi! Pra as gjurmimi, si protokoll bazik nuk kryhet! Zero informacion edhe për analizat serologjike, e as këtu nuk kemi ide, se sa është imuniteti i popullatës, e në cilat kategori.
Dy spitalet Covid vazhdojnë të jenë nën kapacitet me personel mjekësor e mungesë personeli të kualifikuar, c’ka vështirëson kurimin si duhet, të pacientëve të shtruar.
Ajo që ministrja paraqiti si strategji testimi e hetimi, nuk ka shifra konkrete, as afate veprimi e as faturë financiare! Ka vetëm fjalë boshe pa përmbajtje, tipiket e propgandës së pacipë, që përdoret pas cdo denoncimi publik që vjen nga opozita, personeli shëndetësor apo qytetarët!
Edi Rama ke përgjegjësi për sigurinë shëndetësore të qytetarëve të tu, të pëlqen apo jo!
– Kur do ketë një rialokim fondesh për shërbimin shëndetësor, qoftë edhe duke rishikuar koncesionet e PPP-të? Eshtë veprim krejt normal në kohë pandemie, ku në lojë është jeta e qytetarëve!
– Kur do rritet REALISHT numri i testeve dhe a janë porositur, sasi të mjaftueshme e të sigurta?
– Si është gjendja e barnave dhe masat që do merren për të mos patur mungesa bazike, si ato që kemi denoncuar në spitalet Covid?
– Si do realizohet rritja e numrit të mjekëve e infermierëve TE KUALIFIKUAR për muajt e ardhshëm?
– Sa shtretër të pajisur plotësisht kemi për fazën e re ku do hyjmë?
– Kur do jenë gati dy Spitalet Covid 3 e 4 me pajisje e personel shëndetësor të trajnuar?
– A është e qartë se spitali “Shefqet Ndroqi” duhet t’i rikthehet profilit të vet, trajtimit të sëmundjeve pulmonare, pasi do ketë fluks edhe nga virusi stinor në periudhën vjeshtë dimër?
– Ku i keni statistikat për cfarë është bërë prej fundit të shkurtit e deri tani? Si ka mundësi që nuk keni një analizë për këta muaj?
Edi Rama merr përgjegjësitë e tua për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve! Eshtë fatkeqësi nëse ende nuk e ke kuptuar, se Covid-19 nuk luftohet me propagandë!