Rama e emëroi dje në krye të Qarkut, Safet Gjici ‘sulmon’ Kodhelin:”Deputet do isha unë në Kukës dhe jo ajo të cilën e solli Partia”

0
513
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama nga takimi me strukturat e Partisë dje në Elbasan, njoftoi disa ndryshime dhe emrat e drejtuesve politikë në qarqe. Mes emrave të rikthyer ishte dhe ai i Safet Gjicit si drejtues politik i Kukësit.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat sot, Gjici ka “sulmuar” deputeten socialiste të Kukësit Mimi Kodheli, duke thënë se ajo nuk e njihte fare qarkun kur u zhvilluan zgjedhjet, por PS e dërgoi atje se kryesuese e listës.

“Nuk është e vërtet, ajo ka problemin e vet unë kam punën time. Natyrisht që Mimi Kodheli ska qenë e njohur fare në qytetin e Kukësit por partia e solli si kryesuese të listës për deputetë në qarkun e Kukësit. Natyrisht partia dhe ne ishim të bindur për ta mbështetur dhe e mbështetëm dhe sot ajo ka mandatin e deputetit.

Tashmë kemi një sistem tjetër zgjedhor, zgjedhje të drejtpërdrejta ku individi dop të marrë më shumë vota do të dalë deputet. Nëse në 2017 do të ishte ky sistem zgjedhor sot në parlamentin e Shqipërisë do të isha unë deputet dhe jo Mimi Kodheli”, tha Gjici për Fax Neës.

Pak pas deklaratës së mësipërme, Gjici ka reaguar sërish duke thënë se ka një marrëdhënie të mirë me Mimi Kodhelin, por fjalët e tij janë keqinterpretuar.

“Të nderuar miq dua të bej një reagim të detyruar në lidhje me keqinterpretimin që i ishtë bërë deklaratës sime sot në media.

Une kam patur dhe vazhdoj që të kem marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyer me ish të deleguarin politik të qarkut Kukës z.Ilir Beqja dhe deputeten znj.Mimi Kodheli ku kemi bërë shumë punë së bashku.

Në familjen tonë politike të gjithë jemi për një qëllim,fitoren e Partisë Socialiste”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad