Dikur ishin shokë, si u plagos 38 vjeçari dje në Shkodër për një parkim(DETAJE TË REJA)

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një shtetas mbeti i plagosur me armë zjarri pranë zonës së njohur si busti i Prek Calit.

Sipas burimeve nga policia. Tonin Larushku, 38 vjeç nga fshati Toplanë i Vaut të Dejës, u qëllua nga një makinë në lëvizje.

Mësohet se personi i plagosur dhe autori shtetasi Luverdo Kola kishin pasur edhe më herët konflikte me njëri-tjetrin.

Autori  i ngjarjes mësohet se ka një lokal ndërsa përballë këtij objekti ndodhet një dyqan mishi që është i djalit të xhaxhait të personit të plagosur.

Një ditë përpara ngjarjes, midis dy shtetasve ka pasur një debat për parkimin e një makine pranë lokalit të autorit të ngjarjes, Luverdo Kola.

Debat i cili më pas është shoqëruar edhe me përplasje fizike.

Në një moment sipas burimeve nga vendngjarja një person ka qëlluar makinën e shtetasit Luverdo Kola ndërsa ky i fundit është larguar duke i shpëtuar plumbave.

Më pas 29-vjeçari ka marrë makinën e tij dhe ka ndjekur palën tjetër për rreth 40 metra.

Mjeti ku ndodhej edhe Tonin Larushku ka frenuar me shpejtësi dhe kanë dalë nga makina dhe në atë moment dyshohet se 29-vjeçari Luverdo Kola ka hapur pak xhamin e makinës dhe nga mjeti i tij dyshohet se ka qëlluar 38-vjeçarin duke e lënë të plagosur dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Sipas burimeve të dy palët më përpara kanë pasur një shoqëri të afërt por kohët e fundit mes tyre kanë lindur disa debate që lidhen edhe për shkak të dy subjekteve që kanë, lokalit dhe dyqanit të mishit që janë përballë.

Policia vendore e Shkodrës vazhdon hetimet ndërsa mësohet se në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhojat e plumbave edhe pse është qëlluar në dy momente të ndryshme. Efektivët kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të mësuar dinamikën e kësaj plagosjeje.

Zjarr Tv Ad