Partia Demorkatike, do të rikthehet në Këshill Politik për të diskutuar për reformën zgjedhore. Nëkryetari demorkat Edi Paloka, tha se opozita jashtëparlmentare mund të japë konsensus për hapjen e pjesshme të listave, por kurrë nuk do të pranojë heqjen e kolaicioneve.
Këshilli Politik, pritet të riaktivizohet gjatë muajit shtator, ndërsa opozita jashtëparlmentare do të jetë prezente për t’i kujtuar socialsitëve se marrëveshja e 5 qershorit duhet të qëndrojë e paprekur.
Nëkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, tha se opozita mund të pranojë diskutimin për listat e hapura, por kurrësesi nuk mund të pranojë prekjen e koalicioneve.
Paloka: Në marrëveshjen e 5 qershorit është më se e qartë se koalicionet zgjedhore qëndrojnë në formën që janë dhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë preket atëherë është pridhur marrëveshja.
Paloka, tha se PD është e hapur të shkojë edhe tek propozimi i socialistëve për hapje të pjeshsme të listave.
Paloka: Kemi propozuar hapjen 100 përqind megjithatë jemi të hapur për të biseduar për këtë çështje.
Ndërkohe në selinë blu vazhdon procesi i filtirmit të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkishë.
Edi Paloka, tha se paralelisht me ketë proces deri në mesin e muajit, PD do të ketë gati edhe emrat e drejtuesve poltikë në qarqe.
Paloka: Është një proces që mbyllet brenda mesit të shtatorit dhe në bazë të rezultatit do të ecim dhe me pjesën tjetër të fillimit të fushatës zgjedhore.
Nëkryetari demorkat është i sigurt në rezultat pozitiv në zgjehdjet e ardhshme, ndërsa tha se emrat që Rama delegoi një ditë më parë janë dëshmi se PS nuk shkeputet dot nga abuzuesit.