Një burrë me ngjyrë i paarmatosur vdiq në shtetin e New York-ut pasi u mbajt me qese në kokë nga policia për më shumë se dy minuta, siç tregojnë dhe vetë pamjet e kamerave të trupit të policave.
Daniel Prude, 41 vjeç, vuante nga problemet e shëndetit mendor kur policia e mbajti atë në mars dhe i vendosi një kapuç të hollë plastik në kokë, të krijuar për të mbrojtur oficerët nga pështyma e një të burgosuri.
Mungesa e oksigjenit shkaktoi vdekjen e 41-vjeçarit i cili ndërroi jetë i zhveshur në rrugë në muajin mars, por lajmi për të u bë publik vetëm ditët e fundit. Vdekja e tij ishte dy muaj para vrasjes së George Floyd.
Floyd vdiq në maj pasi një polic i bardhë e mbajti për një kohë të gjatë të shtrirë për tokë duke i vendosur gjurin në në qafë, çka i vështirësoi qarkullimin e gjqkut dhe frymëmarrjen. Protesta globale anti-racizëm u mbajtën pas vrasjes së tij në shumë vende të botës por kryesisht më të dhunshmet u zhvilluan në SHBA.