Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shtetasit shqiptarë që hyjnë në territorin grek duhet të presin përsëri në radhë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.
Një situatë e pazakontë është krijuar prej disa orësh në doganën e Kakavijës, aty ku autoritetet greke kanë ndaluar dhe po iu bëjnë tamponin të gjithë shtetasve shqiptarë që hyjnë në territorin grek, edhe ata që janë me dokumenta greke. Mësohet se udhëtarët nga Shqipëria edhe pse e kanë bërë tamponin, e kanë përkthyer në gjuhën angleze dhe e kanë noterizuar, janë detyruar të bëjnë përsëri tamponin.
Kjo situatë është vetëm në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijë, në Kapshticë kalimi drejt Greqisë vijon rregullisht. Sipas autoriteteve greke këto janë urdhra të reja që duhet të zbatohen.