Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, ka bërë thirrje sot se duhet të hetohet nga Prokuroria, skema e përfitimit të parave publike nga Carlo Bollino. Në studion e Syri,Tv, Hasa tha” “Ky ishte një rast që erdhi në vëmendjen tonë, po mund të ketë shumë në institucione të tjera, në bashki , institucione vendore, duke filluar nga bashkia në Tiranë, të kanalizimit të fondeve publike.
Ne denoncojmë kur kemi fakte të pakontestueshme.
Por, pse opozita akuzon Carlo Bollino-n, pronarin e televizionit Report Tv? Sipas PD, një skemë korruptive është ndërtuar për të përfituar tendera qeveritarë, miliarda lekeve të shqiptarëve.
PD tha se brenda 7 muajsh, kompania e Igli Gjelishtit, “Web & Development Communication”, i ka transferuar kompanisë “C-7-Kommunication Systems”, 899.959.250 lekë dhe kompanisë “Media Content” 52.894.800 leke. Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “C-7-Kommunication Systems” është në pronësi te “MTSC shpk” ose Report TV i Carlo Bolino.
Ndërsa kompania “Media Content” është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.
Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.
Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!
Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.
Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.
Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.