Vjehrri i deputetit Gjetani mbante celular në spital fshehurazi/Zbardhet biseda e fundit me fqinjin,“Po ta dija çfarë bëhet…”

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në spitalin Shefqet Ndroqi, pacienti që humbi jetën duke u hedhur nga katit i katërt është Hasan Mira 65-vjeç.

Mësohet se herë të fundit, Mira ka telefonuar fqinjin e tij. Gazetari Enver Doçi, ka zbardhur edhe fjalët, ku Mira dëgjohet duke i thënë fqinjit të tij, se po ta kishte ditur se ç’bëhej aty, nuk do të ishte shtruar kurrë.

Përsa i përket telefonit, duke qenë se nuk lejohet brenda në spital, Mira, që ishte edhe vjehrri i ish-deputetit socialist, mësohet të jetë shprehur se e ka futur me miqësi, duke paguar ‘diçka’.

Biseda e plotë  

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 20:00 ku Hasan Mira 65-vjeç  është hedhur nga kati i katërt i këtij spitali.Hedhja nga kati i katërt ka qenë fatale për 65-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë nga informacionet paraprake bëhet e ditur se pacienti Mira 65 vjeç nga Kruja, kishte dy ditë i shtruar, dhe ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar, por në gjendje të rënduar psikologjike.

Zjarr Tv Ad