Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari kanë shkuar sot në Presidencë, ku do të konsultohen me presidentin Ilir Meta për datën e zgjedhjeve.
Kujtojmë se sot presidenti priti në një takim kryeministrin Edi Rama dhe pas tij, kryedemokratin Lulzim Basha.
Për opozitën duket se 18 prilli është data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, datë kjo e artikuluar prej nënkryetarëve të partisë Republikane dhe Agrare Ambjentaliste, në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit me Presidentin Meta.
Sakaq maxhoraca duket se është e gatshme të shkojë në zgjedhje në cdo datë që do të përcaktojë Presidenti i Republikës, me përjashtim të 2 majit, e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse. Nga burime të sigurta në përfundim të takimit që kreu i PS, Edi Rama zhvilloi në Presidencë.