Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njoftoi sot se i ka propozuar Presidentit Ilir Meta datën 18 prill 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
“Në emër të Partisë Demokristiane të Shqipërisë, i kërkova Presidentit të Republikës të caktojë si datë për zgjedhjet parlamentare, 18 prillin. Dita e gjykimit popullor me votë për “bablokun” dhe “çunat problematik” po vjen!
Gjykim dhe ndëshkim për korrupsionin, për rritjen e varfërisë, për paralizën e sistemit të drejtësisë, për detyrimin e të rinjve për të braktisur vendin, për rritjen e krimit, për trafikimin dhe kultivimin e drogës, rritjen e taksave, neglizhencës për familjet e dëmtuara nga tërmeti, dështimin përballë pandemisë, rritjen e çmimeve, dështimin në infrastrukturë, bujqësi, arsim, shëndetësi, turizëm, etj.