Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e sotme pritet që të jepet vendimi për vrasësit gjakftohtë babë e bir, Faik dhe Shkëlqen Buci, të cilët i morën jetën 23-vjeçares Eglantina Buci, vajzës së shtëpisë. Ata janë shfaqur të dy në gjykatë, me një pamje aspak të shqetësuar dhe të ftohtë. Madje i ati i viktimës, Faik Buci është bezdisur nga prania e mediave aq sa i është drejtuar se çfarë kërkonin aty.
Media është lejuar të hyjë vetëm në fillim para nisjes së seancës, pasi gjyqi do të zhvillohet pa praninë e tyre. Prokuror i çështjes është Artan Lulo dhe gjykatës Lazer Sallaku.
Deri tani as Faik dhe as Shkëlzen Buci nuk kanë pranuar vrasjen e ndodhur 8 vite më parë. Babai vrau vajzën e tij Elgantina Buci, 23 vjeçe, pasi nuk pranoi bashkëjetesën e saj me një djalë. Ishte i vëllai që qëlloi mbi të motrën e një plumb në kokë dhe më pas e kanë varrosur në zonën e Malit me Gropa.