Djali rreh bashkëjetuesen në Durrës, e ndihmon edhe babai/ E pësojnë të dy

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së 30 vjeçarit.

Në flagrancë është arrestuar G. V., 30 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë H. V., (babai i shtetasit G. V.), pasi në shtëpi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së G. V.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan një flagrancë shtetasin G. V., 30 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasi H. V., (babai i shtetasit G. V.), banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së shtetasit G. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Zjarr Tv Ad