Qytetarët në Durrës në qiell të hapur pas tërmetit, detyrohen të jetojnë në banesa të rrënuara: Nuk është marrë asnjë vendim për pallatin e tyre

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 10 muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, në qytetin e Durrësit ende ka pallate për të cilat nuk është marrë ende një vendim mbi fatin e disa godinave.

Në lagjen numër 5, në pallatin 783, banorët ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete për fatin e pallatit të tyre. 40 familje përcillen pa asnjë përgjigje nga bashkia dhe institucionet e tjera tek të cilat pyesin për vendimin që do të merret për pallatin e tyre, i cili rezulton të jetë i nivelit të dëmtimit DS4.

Një pjesë e familjeve janë larguar nga pallati i cili i përket rajonit numër 3, por ende ka familje të cilat janë rikthyer për të jetuar në pallat pasi nuk ka përgjigje nga asnjë institucion për godinën nëse do të shembet apo rindërtohet, pavarësisht se tashmë janë lëvruar dhe grantet për rindërtim.

“Kemi që prej tërmetit që këtu erdhi një grup ekspertësh, kryen verifikimet duke e caktuar pallatin në nivelin e dëmtimit DS4 dhe që prej asaj dite nuk ka ardhur njeri. Ky pallat është ndërtuar nga të burgosurit në 1972 dhe nuk ka kolona betoni. Ka familje që jetojnë ende këtu, sepse nuk kemi ku të shkojmë.”

Probleme të tjera me të cilat janë hasur banorët janë edhe banesat me qira në të cilat kanë jetuar muajt e fundit dhe ndodhen larg godinave ku kanë jetuar, duke i shkaktuar probleme me dërgimin e fëmijëve në shkolla.

“Duke pasur shtëpinë në qendër të qytetit, detyrohemi të shkojmë në fshatra dhe periferi me qira se këtu nuk gjenden as shtëpi. Tani nisin shkollat, si t’i dërgojmë fëmijët në shkolla? Duhet mjet transporti, ne vetë na duhet të punojmë dhe duhet të ndrojmë disa autobuzë të arrijmë në punë. Kemi ndërtuar jetën këtu në qendër dhe tani nuk dim si ta menaxhojmë aq larg sa jemi vendosur.”

Zjarr Tv Ad