Perfundoi serish pas hekurave i riu qe mori leje nga burgu per te qendruar ne shtepi, por nuk u kthye serish duke thyer keshtu lejen e “Qëndrimit të përkohshëm në shtëpi”.
Policia ben me dije se ka kapur dhe vene ne pranga shtetasin Elidon Alla, 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 4 Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Elidon Alla, 26 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Bulqizë, ky shtetas nuk është gjetur në banesë, duke shkelur kështu Aktin Normativ “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, pasi për këtë shtetas ishte miratuar leja e veçantë “Qëndrim i përkohshëm në shtëpi”, për periudhën kohore 4 prill-1 korrik 2020.
Pas mbarimit të lejes së përkohshme, ky shtetas ishte larguar nga banesa e babait të tij në Bulqizë dhe fshihej në Tiranë, duke mos u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit sipas afateve të lejes së përkohshme, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj e burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e këtij shtetasi, u organizuan shërbimet dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.