Gjendet nga policia në Britani, 17-vjeçari shqiptar që kishte tre javë i zhdukur

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eshte gjetur nga policia në Britani shqiptari që kishte tre javë i zhdukur.

Ai është Daniel Gjinaj, i cili prej datës 20 gusht rezultonte i zhdukur. Ai u shpall i humbur prej datës 20 gusht.

Më herët mediat britanike raportuan se 17-vjeçari shqiptar kishte udhëtuar me tren në Brighton.

Policia gjatë tre javëve ishte e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur, por fatmirësisht ai është gjetur në gjendje të mirë, ndërsa ende nuk janë publikuar detaje të reja mbi këtë ngjarje.
Zjarr Tv Ad