SPAK arreston Mimoza Margjekën pasi kishte marre 6 mije euro

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një njoftimi të dhënë për mediat, SPAK ka njoftuar sot se ka lëshuar urdhër árrest për katër persona, mes tyre një gjyqtare dhe një avokat.

Bëhet fjalë për gjyqtaren e komanduar së fundi në Apelin e Korçës Mimoza Margjeka, e cila dyshohet gjithnjë sipas njoftimit të SPAK që të ketë marrë 6 mijë euro, kundrejt ndryshimit të masës së sigurisë së një personi që ishte kapur nën akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Por emri i kësaj gjyqtare nuk është i panjohur, pasi në kohën kur ajo ishte pjesë e gjykatës së Durrësit vendosi që të mos i jepte mandatin e kryebashkiakes socialistet Valbona Sako, e cila doli nga zgjedhjet5 njëpartiake të 30 Qershorit.

Kjo gjyqtare ishte e vetmja që konsideroi nul zgjedhjet e 30 Qershorit, në ndryshim nga të gjithë kolegët e saj në të gjitha bashkitë e tjera të vendit. Tashmë Margjeka do të vuajë masën e árrestit të shtëpisë dhënë nga ana e Gjykatës.

Njoftimi i SPAK për árrestimet e sotme:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.186/2020. Në kuadër të hetimeve të kryera për këtë procedim penal, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, (Drejtorinë Hetimore Qendrore), nëpërmjet përdorimit të metodave proaktive dhe të posaçme të hetimit, është bërë i mundur evidentimi dhe dokumentimi i një akiviteti korruptiv në sistemin e drejtësisë.

Konkretisht ka rezultuar se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “árrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i árrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal. Në shkëmbim të përfitimit të paligjshëm ka rezultuar se Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar masën e sigurimit nga “árrest në burg” në “garanci pasurore”, për këtë shtetas.

Mbështetur në provat e administruara dhe pas kërkesës së prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 92 datë 05.09.2020 ka caktuar :

Masën e sigurimit “árrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Masën e sigurimit “árrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Arben Cara, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

Masën e sigurimit “árrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Skënder Demiraj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal.

Masën e sigurimit “árrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetases Mimoza Margjeka, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç e 25 i Kodit Penal.

Sot, në datë 09.09.2020, Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e gjykatës që cakton masat e sigurimit personal, duke árrestuar shtetasit e mësipërm.

Zjarr Tv Ad