Interpol Tirana pas bashkëpunimit me Interpol Roma kanë ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë shtetasi shqiptar G. D. (Z.), 43 vjeç.
Përmbledhje e ngjarjes:
Më datë 10.05.2019, shtetasi G. D., në bashkëpunim më 4 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grup personash, në pjesën e jashtme të një lokali në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.
Gjithashtu, është ekstraduar nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Juljan Dama, 31 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal të vitit 2018 është dënuar përfundimisht nga Gjykata e Apelit Durrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Shtetasi Juljan Dama, në vitin 2016, në bashkëpunim me persona të tjerë, në shtëpi të braktisura në zonën e Manzës, Durrës, ka përgatitur për shitje lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Pas kontrolleve në këto ambiente nga DVP Durrës janë sekuestruar rreth 302 kg lëndë narkotike cannabis sativa.