Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte këtë të enjte në qytetin e Kukësit ku foli për situatën e forcave të rendit si dhe për prezantimin e forcës së re “Shqiponja”.
Ai u shpreh se niveli i sigurisë kombëtare është ndër më të mirat gjatë 30 viteve të fundit duke shprehur se niveli i vrasjeve në vend është ulur.
“Sot më shumë qartësi, nuk po them me krenari sepse se kam shumë në fjalor këtë fjalë, por me vetëbesim, se të gjithë treguesit që karakterizojnë nivelin e sigurisë publike dhe të rendit janë në optimumet historike, më të mira gjatë këtyre 30 vjetëve. Niveli i vrasjeve është ulur. Nëse marrim të gjithë treguesit e tjerë që e përshkruajnë nivelin e sigurisë shohim se të gjitha janë në minimumin historik” – tha Lleshaj.
Gjithashtu Lleshaj theksoi rëndësinë e investimeve në polici duke thënë se sa më shumë të ketë aq më shumë bien parametrat e krimit.
Ai tha se fokusi i investimeve tashmë po zhvendoset drejt krimit në media dhe portale e krimit kibernetik.
“Po ashtu kemi një tendencë në rritje sa i përket investimeve në funksion të rendit dhe sigurisë në vend. Sa më shumë investojmë te insitucionet ligjzbatuese aq më shumë bien parametrat e krimit. Ne duam ta vazhdojmë me konsekuesncë këtë fushë, këtë mbështetje duke synuar që ajo të shtohet dhe të përtërihet e përmirësohet në cilësinë e stafit. Duhet të jemi një hap përpara rreziqeve nëfushën e sigurisë dhe një prej rreziqeve është krimi. Fokusi po zhvendoset drejt një force të re të krimit. Krim në media në portale, në teksnologji, në sisteme financiare, një krim që luftohet me mjete dhe me mënyrë të reja. Duhet të futemi në një etapë tjetër më të sofistikuar”, tha Lleshaj.
Ministri Lleshaj i pyetur për largimin, ndërsa ka shtuar se sot nuk kishte shkuar atje për politik.
“Nuk kam ardhur sot këtu të flasë për politikë, po po largohem”, u shpreh Lleshaj duke iu referuar se po ikte prej takimit