Largimi i Shahinit/ Reagon PD: Secila ministre, pasqyrë e dështimit të Ramës me arsimin

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja e PD-së, Alban Vokshi, ka komentuar largimin e Besa Shahini, duke thënë se çdo ministre e PS-së për arsimin, sipas saj ka qenë pasqyrë e dështimit të Ramës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se ministrja e re e Arsimit ka dy detyra të rëndësishme deri në prill 2021, të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale “Anti- Covid” në shkolla.

Postimi i plotë:

A është më mirë arsimi në vitin e 8-të dhe të fundit të qeverisjes së Edi Ramës?

Demokratë dhe socialistë kanë të njëjtën përgjigje: Jo!

Nuk ka rëndësi si quhet ministrja e Arsimit, Lindita, Besa, Evis. Secila është pasqyrë e dështimit të Edi Ramës me arsimin.

Investimet në arsim janë me pikatore, sepse Edi Rama mashtroi qytetarët.

– Ai jo vetëm mashtroi me financimin prej 5% të prodhimit të brendshëm bruto në arsim, por e uli çdo vit fondin duke e cuar Shqipërinë në vendin e fundit në rajon.

– Shkollat sot janë më keq, ato jo vetëm nuk i përgjigjen zhvillimit të teknologjisë, por pjesa më e madhe e tyre me infrastrukturë të degraduar. Nuk bëhet fjalë për tabletat, apo laboratorët modernë të premtuar në shkolla që nuk kanë as kushtet më minimale, as ujë të rrjedhshëm.

– Mësuesit janë cdo ditë nën presion politik, drejtuesit e shkollave janë militantë partiakë. Kjo ka ulur ndjeshëm cilësinë në shkolla.

– Siguria në shkolla është ulur. Në to janë fshehur edhe krime monstruoze vetëm për të mos dëmtuar imazhin e qeverisë.

Në 7 muajt e mbetur deri në prill, Ministrja e re e Arsimit, ka 2 detyra në të cilat paraardhëset e saj kanë dështuar:

1-Të sigurojë testimin e të gjithë mësuesve, shpërblimin e tyre për vështirësinë e punës dhe kushte minimale anticovid në shkolla.

2- Të mos i bindet shefit të saj në ikje për të përdorur mësuesit në zgjedhje.

Mësuesit po presin qeverisjen e vendit nga PD për ngritjen reale të pagave të tyre, për një trajtim dinjitoz dhe per arsim cilësor në shkolla dhe universitete.

Lajmi kryesor:

Ministrja e Arsimit zëvendësohet me deputeten Evis Kushi! Rama: Keqardhje për largimin tënd/ Shahini: Jam zhgënjyer, na diskriminuan për shkak të dialektit

Zjarr Tv Ad