Arrestohet 59 vjeçari/ Ndezi zjarr dhe u dogjën ullinj e pemë frutore të 3 bashkëfshatarëve

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– Një 59-vjeçar i ka vënë flakët një sipërfaqe pyjore në fshatin Kashar, e për pasojë është arrestuar.

Në pranga ka rënë K. Xh., 59 vjeç. Mësohet se ai ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Pompat e ujit”, por flakët i kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Si pasojë e zjarrit u dogjën dhjetëra rrënjë ullinj dhe pemë frutore të cilët kanë qenë në pronësi të 3 qytetarëve të tjerë. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Zjarr Tv Ad