Një vaksinë COVID-19 nuk duhet të jetë e detyrueshme dhe detyrimi i njerëzve për ta marrë atë “shërben për disa interesa të veçantë”, tha mjeku i ri Stillman.
Kur u pyet nga reporteri nëse besonte se njerzit janë të detyruar që ta bëjnë vaksinën ,pasi çdo gjë mund të jetë e sajuar nga politikat, ai u përgjigj se:”Nuk kam asnjë dyshim për këtë”.
Mjeku Stillman tha se “është mjaft e qartë nga të dhënat” se COVID-19 “nuk është gati aq vdekjeprurëse sa ishte bërë që të ishte fillimisht.
“Është një problem,është një sëmundje. Njerëzit janë të sëmurë. Njerëzit po vdesin. Unë kam miq doktora në New York City. Unë kam miq doktora në New Jersey të cilët punuan gjatë pandemisë COVID-19, në kulmin e saj,dhe ata panë pacientët më të sëmurë,ku shumë prej tyre ishin dhe në INTUBIM”
Por nga ana tjetër, “Unë punoj në fshatrat e Amerikës dhe kam parë tre raste në tetë muaj. Dhe njëri prej tyre ishte një pozitiv i rremë. Ti do të thuash se të gjithë duhet të vaksinohen mbi një virus që duket se po dëmton një pjesë shumë, shumë të vogël të amerikanëve dhe jo vetëm, shumica e të cilëve tashmë ishin jashtëzakonisht të moshuar ose të kequshqyer ose jashtëzakonisht të sëmurë? Kjo nuk bën sens! ”.
Ai vuri në dukje se njerëzit që vdesin nga virusi “janë qartë njerëz të sëmurë më parë”, dhe që mund të ketë qënë dhe zgjedhja e tyre sepse ata hanin,pinin duhan dhe nuk zhvillonin ushtrime fizike.etj M.Cekani