Ndërron jetë në moshë të re anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë(EMRI)

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

BSH njofton se ka ndërruar jetë parakohe anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtarja e Komitetit të Auditit, Denada Prifti.

Ajo vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe sot është shuar në moshë të re.

“Mesazh ngushëllimi për humbjen e parakohshme të zj. Denada Prifti. Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen e zj. Denada Prifti, e cila luftonte prej disa kohësh me një sëmundje të rëndë.

E specializuar në makroekonomi dhe në statistikat e tregjeve financiare, zj. Prifti kishte një karrierë mbi 25-vjeçare në Gjermani, ku ka punuar fillimisht për Ministrinë e Financave dhe më pas për Komisionin Evropian. Në vitet 2015-2018, zj. Prifti ka dhënë kontributin e saj pranë Bankës së Shqipërisë, duke mbuluar rolin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës dhe anëtares së Komitetit të Auditit.

Me vlerësimin maksimal për kontributin, profesionalizmin dhe integritetin e treguar gjatë punës së përbashkët me zj. Prifti, Banka e Shqipërisë i shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Bankës së Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad