Shqiptarët marakli të mishit, ja sa shpenzojnë brenda një viti

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shpenzimet për mish dhe nënprodukte kanë peshën kryesore në shpenzimet që ne bëjmë për të ushqyer. Rreth 44 për qind e totalit të shpenzimeve që bëjnë familjet shqiptare në këtë drejtim apo 33,400 lekë [270 euro] kanë si qëllim kryesor sigurimin e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike.

Por, a e dini se peshën më të madhe për këto shpenzime e zënë sigurimi i mishit dhe i nënprodukteve të tij. Sipas të dhënave që disponon Monitor nga INSTAT, 18.5 për qind apo një e pesta e buxhetit për ushqime, shkon për mishin dhe nënproduktet.

Shpenzimet mesatare mujore për një familje për mish dhe nënprodukte llogariten 6,180 lekë [50 euro]. Në totalin e shpenzimeve të familjeve (jo vetëm e grupit mish dhe nënprodukte), shpenzimet mesatare të familjeve shqiptare për këtë zë llogariten 8.1 për qind e totalit.

Shpenzimet për bulmet, qumësht, nënprodukte dhe vezë, renditen si zëri i dytë për nga pesha në totalin e buxhetit që shkon për ushqimin, ndjekur nga buka dhe drithërat, perimet, frutat, vajrat dhe yndyrat dhe në fund renditet shpenzimet për peshk.

Sipas INSTAT, nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte”, më 18.5 për qind, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” më 16.3 për qind, “bukë dhe drithëra” më 14.9 për qind, ndjekur nga “perimet” më 13.8 për qind, “frutat” më 8.5 për qind, “vajra dhe yndyra” më 8.2 për qind dhe 3.9 për qind shkon për nëngrupin “peshk”.

Mishi dhe nënproduktet e tij janë kryesisht të konsumuara në vendet e ftohta, ku individëve iu nevojitet më shumë energji e konsumuar nëpërmjet ushqimit për të përballuar temperaturat e ulëta. Pra nuk është aspak çudi që Dibra është qarku që mban rekordin për shpenzimet e larta të familjeve për të siguruar mish dhe nënprodukte.

Sipas të dhënave, familjet dibrane shpenzuan 10.8 për qind të buxhetit të tyre për ushqime për këto produkte.

Në vitin 2018, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësive ekonomike familjare, e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, janë 75,935 lekë [615 euro]. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të familjeve në vitin 2018, është 3.5 për qind më i lartë se në vitin 2017.

Totali i shpenzimeve për konsum është 58.67 miliardë lekë [470 milionë euro] në muaj për 772,664 familje.

Zjarr Tv Ad