Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kanë rezultuar me covid-19, tre punonjëse të një fasonerie në Pogradec. Gjithashtu janë infektuar edhe dy infermiere të cilat punojnë në qendrat shëndetësore në fshatrat e Pogradecit, si dhe një nxënës në një nga shkollat e qytetit.
Mësohet se fasoneria me 110 punonjës, është mbyllur dhe dezinfektuar, ndërkohë që janë dezinfektuar edhe ambientet e qendrave shëndetësore.
Nxënësi i infektuar, është kontakt i një prej punonjësve të fasonerive dhe ai nuk është paraqitur asnjë ditë në shkollë. Infermieret dhe punonjëset e fasonerisë janë gra të moshave 30-50 vjeç.