Vijon ‘përplasja’ në distancë me deklarata mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta për mbrojtjen e lumit Vjosa.
Ishte Rama ai që iu përgjigj mesditën e sotme deklaratave të Metës për Hecet në Vjosë, duke thënë se qeveria nuk do të lejojë ndërtimin e Heceve, ndërsa i kujtoi Hecet në Valbonë, dhe tha se mirë do ishte që Presidenti ta kishte mbrojtur atë kur ishte zv.shef i qeverisë Berisha.
Por, ‘përplasja’ me deklarata vijon ende. Këtë herë është presidenti ai që i përgjigjet indirekt kryeministrit, duke shkruar se “marrëzia nuk do mund ta tjetërsojë dot Vjosën.”
“Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.
E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!”, shkruan Meta dhe ndan foton e mëposhtme.