Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Janë shoqëruar në policia disa persona që tentuan të protestonin para kryeministrisë ditën e sotme.
Ata janë mbështetës të imamit të vetëshpallur Genci Balla dhe kërkonin daljen e tij nga rehgjimi “41 bis”.
Policia ka patur informacione për protestën e besimtarëve dhe është organizuar, duke i shoqëruar disa prej protestuesve në komisariat.
Pak ditë më parë imami i vetëshpallur Genci Balla është dërguar nga qelia në spitalin e burgut, pasi kushte hyrë prej ditësh në grevë urie dhe nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
I dënuar për terrorizëm, ai kërkon që të mos jetë në regjimin “41 bis”, ndaj vendosi të protestojë në atë mënyrë së bashku me disa të burgosur të tjerë.