Donald Trump apo Joe Biden?/Sondazhi i Ipsos zbulon kush pritet të jetë fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një sondazh të publikuar të dielën nga Agjensia e Lajmeve Reuters kandidati demokrat Joe Biden rezulton si fitues i zgjedhjeve të 3 Nëntorit. Sipas sondazhit 51% e amerikanëve mbështesin kandfidatin demokrat Joe Biden, ndërsa 41% mbështesin Trump.

4% e tyre shprehen se do të donin të kishin mundësinë për të 1votuar një kandidat tjetër dhe 4% të tjerë thanë se ishin të pavendosur.

Kur ka ngelur vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve, Biden ka ruajtur një avantazh të vazhdueshëm në sondazhet e zhvilluara por i fundit ishte edhe më i thelli. Sondazhi tregoi se 65% e amerikanëve vazhdojnë të jenë të shqetësuar për virusin dhe sondazhi tregoi po ashtu se 9 në 10 Demokratë dhe 5 në 10 Republikanë, ranë dakord se “nëse Presidenti do ta kishte marrë korona virusin më seriozisht, ai ndoshta nuk do të ishte infektuar.” Nga të anketuarit, 57% thanë se nuk e miratonin përgjigjen e Trump ndaj pandemisë.

Zjarr Tv Ad