Kanë rezultuar mbi 600 mijë të prekur me coronavirus/ Franca rikthen masa të rrepta/ Për dy javë do të mbyllen të gjitha baret

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet vendore në Francë, do të fillojnë zbatimin e masave të reja në Paris, pas rritjeve të rasteve të reja nga koronavirusi.

Sipas mediave të huaja, zyra e kryeminstrit deklaroi se; nga e marta të gjitha baret do të detyrohen të mbyllen në Paris, masë kjo e cila do të qëndrojë në fuqi për dy javë.

Ndërkohë, sipas këtij vendimi, edhe restorantet do të duhet të vendosin protokolle të reja, në mënyrë që të qëndrojnë të hapura.

Përveç mbylljes së këtyre aktiviteteve të biznesit, autoritetet inkurajojnë të gjithë në Paris që të punojnë nga shtëpia, ndërsa duhet të reduktohet numri i studentëve nëpër salla për leksione universitare.

“Këto masa të domosdoshme, në luftën kundër coronavirusit në Paris do të zgjasin për dy javë”, thuhej në deklaratë.

Franca regjistroi të dielën, mbi 12 mijë raste të reja nga coronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve, u rrit në 629 mijë.  Një shifër në rritje, është vërejtur në disa prej vendeve të Europës si: Spanja apo Britania e Madhe.

Zjarr Tv Ad