Shpërthen Meta: Do publikoj emrat e të gjithë atyre që do ngrejnë dorën

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë, sa i takon ndryshimeve që pritet të kalojnë pak më vonë në Kuvend dhe që prekin Kodin Zgjedhor.

Meta tha se; cilido deputet që ngre sot dorën pro këtyre ndryshimeve, vulos mosçeljen e negociatave me BE-në për Shqipërinë, dhe rrëzon përfundimisht marrëveshjet historike që është nënshkruar në 5 Qershor.

“Unë uroj që e ashtuquajtura mazhorancë të thellohet, dhe po ashtu të ashtuquajturit opozitarë, nëse duan të quhen të tillë, t’i mbyllin sot derën integrimit të vendit të Shqipërisë.

Pasi çdo deputet që ngre sot dorën, duhet ta dijë që do të ketë përgjegjësi individuale dhe politike, sepse kjo është një përmbysje tinzare dhe e pabesë e rregullave të lojës. Presidenti do i publikojë emrat e të gjithë atyre, që duan ta rikthejnë Shqipërinë 30 vite pas, presidenti do bëjë atë gjë që është e mirë për Integrimin e Shqipërisë.

Presidenti dhe 3 milionë shqioptarë, do tregojë se Europa është në zemrat e tyre, dhe nuk është vetëm euro”, u shpreh Meta, gjatë një konference me presidentin e Bosnje Hercegovinës.

Në konferencën e përbashkët, me presidentin e Bosnje Hercegovinës, Meta u ndal dhe te fenomeni i shpopullimit, kur tha se politikanët nuk po punojnë për interesat e vendit.

“Ne kemi një armik të përbashkët, shpopullimi, në rastin e Shqipërisë situata është më kritike. Largimi i tyre vjen ngaqë udhëheqësit tanë punojnë avash avash, duhen vendime të guximshëm, të shpejta. Nuk duhet të përdorim retorikën për BE-në, vetëm për të marrë fonde dhe para nga BE.

Vendi ynë ka humbur shumë kohë për anëtarësuar në BE, pasi ne nuk kemi problemet që trashëgoi Bosnja dhe Hercegovina. Për fat të keq, ne jemi vonuar nga një lidership që përdori integrimin si retorikë”, u shpreh më tej presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad