Rudina Hajdari nuk qetësohet mbas fjalimit shpërthyes,mban të bllokuar foltoren e Parlamentit

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Rudina Hajdari duket se nuk është qetësuar pas fjalimit shpërthyes me tone të larta sot në Parlament.

Edhe pse kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi vendosi për 15 minuta pushim, teksa seanca ka rifilluar, deputetja Hajdari me “kokëfortësi” ka vendosur të mos e lirojë foltoren duke i detyruar deputetët të flasin nga vendet e tyre.

Sakaq, pak minita më parë ka mbërritur në sallën e Parlamentit edhe kryeministri Edi Rama. Ai është parë të shkojë drejt deputetit Bashkim Fino.

Seanca e sotme ishte tepër e tensionuar, duke kulminuar me përplasjen e ashpër verbale mes Halit Valterit dhe Damian Gjiknurit.

Zjarr Tv Ad