Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, Mediu:”Duke miratuar Kodin Zgjedhor, Rama ka vulosur turpin e vet dhe nuk do të ndalet për të manipuluar zgjedhjet”

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane thotë se me miratimin në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor, kryeministri Rama vulosi turpin e tij dhe tregoi se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve.

“Shqiptarët do fitojnë, kjo kërkon që opozita të ndërtoëe kualicion më gjithë shqiptarët në çdo qytet e fshat, në çdo qendër votimi, për të organizuar qëndresën kundër manipulimit të zgjedhjeve nga Rama dhe krimi i organizuar.

Detyra e çdo qytetari është të mbrojë lirinë e vet, të familjes dhe Shqiperinë me çdo kusht. Opozita duhet t’i prijë këtij procesi”, shkruan Mediu.

Sipas tij, Rama është rrezik kombëtar i cili ka shkatërruar shtetin.

“Edi Rama dhe sekti i tij në një akt kriminal miratoi në një parlament antikushtetues, qesharak, të shitur dhe antikombëtar Kodin Zgjedhor, duke vulosur kështu turpin e vet, duke treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Rama është një rrezik kombëtar, ka shkatërruar shtetin, kushtetutën, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka sabotuar qëllimisht rrugën tonë kombëtare”, përmbyll politikani Fatmir Mediu.

Zjarr Tv Ad