Miratimi i Kodit të Ri Zgjedhor!/Vjen reagimi i fortë i Monika Kryemadhit:”Frikacaku tregoi që ka frikë nga populli i tij,RAMA duhet të përfundojë në burg”

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend, ka ardhur reagimi i fortë i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Kryemadhi paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përfundojë në burg, duke u bërë bashkëpunëtor me kolegët e tij.

“Frikacaku tregoi edhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, tregoi që ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha nga vota e lirë e shqiptarëve. Ai jo vetëm, nuk hapi listat, por i bunkerizoi njëherë e përgjithmonë dhe për të distancuar Shqipërinë nga BE. Ai tregoi frikën që ka nga partnerët europian, që ndjekin hapat e tij kriminale.

Rilindja ngatërron llucën me Lucën. Sot Edi Rama tregoi që ka frikë dhe që nuk mund të ndahet nga bandat. Rama është armiku i qytetarëve. Rama sot është armiku i naftëtarëve të Ballshit.

Rama sot është armiku i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

Rama është armik i mësuesve. Është armiku i të rinjve shqiptarëve që taksat e parave të tyre i ka kthyer në xhepat e tij për të favorizuar shpk e radhës.

6 muaj nuk i mjaftojnë për të pastruar pisllëqet. Janë 6 muajt e fundit të cilat kufomës politik do ti dalin në ëndërr. Më kot lodhës, era e qelbur që të rrethon ty nuk mund ta mbulojnë as parfumet më të shtrenjta.

Ti zotëri e ke vendin tek bashkëpunëtorët e tu. Aty ku i ke çuar bashkëpunëtorët e tu dhe siç ndodh rëndom do të jesh kolegu i qelisë së tyre”, – mbylli deklaratën Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad