Një ish gjimnaste, e cila përflitet se ka pasur binjakë me Vladimir Putin, është zhdukur nga syri i publikut prej 2 vitesh. Alina Kabaeva, 37-vjeç, një fituese e famshme e medaljes së artë olimpike, nuk është parë që nga viti 2018.
Në atë kohë, për të u tha se ishte dy muaj shtatzënë me Presidentin, ku besohet se kishte lindur djem binjakë, në Prill të vitit të kaluar në një klinikë në Moskë. Alina, është një nga gjimnastët më të dekoruara në historinë e gjimnastikës ritmike, me 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror,si dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian.
Pasi u tërhoq nga sporti, ajo iu kthye politikës dhe u bë deputete në partinë e Putinit, Rusia e Bashkuar.
Ajo gjithashtu, një herë ka pozuar gjysmë e zhveshur në një revistë, është shfaqur në një film dhe ka provuar një karrierë të shkurtër si këngëtare. Ajo së fundmi shërbeu si shefe e “National Media Group” e cila fitoi një kontratë ekskluzive për të treguar Netflix në Rusi.
Romanca për herë të parë mes atletes dhe Presidentit rus, u përfol për herë të parë në vitin 2008. Ajo ishte e fejuar më parë me politikanin David Museliani, në 2004 por ata u ndanë një vit më vonë.
Korrespondenti i Moskovskit, raportoi në vitin 2008 se ajo dhe Putini ishin fejuar, por historia u mohua dhe gazeta u mbyll pas shpërndarjes së këtij lajmi, shkruan daily mail.
Kabaeva gjithashtu thuhet se ka pasur fëmijën e saj të parë në 2015, me Putin që pretendohet të jetë babai, gjë që gjithashtu është mohuar. Vitin e kaluar, kur u përhapën thashethemet në lidhje me lindjen e dy binjakëve nga ana e saj, i gjithë kati i katërt VIP në Qendrën Kërkimore Kulakov për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji u pastrua për të akomoduar ish-gjimnasten dhe deputetin, thonë raportet.
Një gazetë e madhe “Moskovsky Komsomolets”, botoi historinë në faqen e saj të internetit, vetëm për ta fshirë papritur dhe për të fshirë të gjitha përmendjet e pretendimeve, përfshirë këtu edhe nga memoria e internetit.
Putin më parë, u martua me Lyudmila Shkrebneva në 1983 dhe kanë dy vajza së bashku, Mariya Putina dhe Yekaterina Putina. Kishte spekulime të shpeshta se çifti ishte divorcuar, dhe ata më në fund konfirmuan ndarjen e tyre në 2013.
Një burim nga Moska i tha The Sun: Putini është një njeri tepër privat – ai ka fshehur dy vajzat e tij të rritura nën ID të rreme për vite me rradhë. Edhe tani, megjithëse ai flet për ta herë pas here, ai kurrë nuk i emëron ata.
Nëse Alina do të lindte fëmijët e tij, fshehja e saj mund të ishte një veprim normal, pasi Putin është obsesiv për sigurinë e familjes së tij.