Çmendet deri në histeri dhe degradim Elisa Spiropali/ Baton Haxhiu vë duart në kokë, mos vazhdo më se e ke keq

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në përpjekje për të mbrojtur atë që ndoshta edhe nuk mund të mbrohet më, keqqeverisjen e 7 viteve të Rilindjes, ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë dje një deklaratë shokuese, kur ka hedhur poshtë mundin e të gjithë heronjve të vendit.

Ndërsa tentonte që të sulmonte Ilir Metën, të cilin e quajti gjeneral të Ushtrisë së Vdekur, Spiropali cënoi dhe figura të tilla si Vojo Kushi apo Vasil Laçi.

Deklaratat e saj, duket se alarmuan dhe vetë gazetarin pranë PS, Baton Haxhiu, i cili është parë të vërë duart mbi kokë duke dëgjuar Elisën, më pas tentoi që ta korigjonte duke i thënë: “Mos fol ashtu Elisa, ata njerëz kanë dhënë jetën për atdheun, mos vazhdo se e ke keq”.

Këtë qëndrim ka mbajtur edhe Lorenc Vangjeli, duke dënuar këtë injorance ulëritëse, duke thënë se Presidentit i bën nder që dekoron të vdekurit, sesa ta bëjë me këta të sotmit, ndërkohë që drejtuesi i emisionit Fevziu u shpreh.”Unë kam kritikat e mia për luftën, por ata kanë rënë dëshmorë”.

Lidhur me këto deklarata të Spiropalit, ka reaguar sot dhe numri 2 i LSI-së, Petrit Vasili, i cili e quan Spiropalin një histerike.

“Nje e çmendur në histeri të plotë si kjo arrin të thotë se: ata bij e bija, burra e gra që kanë rënë për atdhe nuk duhen dekoruar se kjo ka ndodhur dhjetra vjet më parë

Të gjithë ata shqiptarë të mëdhenj, që përfaqësojnë vlera kombëtare, nuk duhet të dekorohen, sepse veprat e tyre kanë ndodhur dhjetra vjet më parë dhe se truri idiot elektoral i kësaj te çmendure turbullohet.

Mos e harroni kurrë këtë llum, që nxjerr nga goja një llumishte si kjo”, shkruan Spiropali.

Zjarr Tv Ad