Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka folur për mungesën e Klevis Balliut në listën e PD-së, duke thënë se procesin e vendos anëtarësia, por janë 3600 kandidaturat e propozuara nuk janë skualifikuar, por do jenë pjesë e burimeve të PD-së, në qeverisjen e nesërme.
Basha: Ky është një proces në të cilin vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka. Është proces që nuk ka të humbur, mund të themi që 3600 kandidatura një numër i madh prej të propozuarve, nuk janë të skualifikuar, por janë pjesë e burimeve të PD-së, për t’u angazhuar në qeverisjen e nesërme.
Para disa ditësh, Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, ka votuar për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër, për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, dhe në degën e Pogradecit, vihet re eleminimi i Klevis Balliut.