Debati i dytë presidencial midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden, është anuluar zyrtarisht.
Komisioni jopartiak për Debatet Presidenciale, konfirmoi të premten se aktiviteti i 15-të tetorit, nuk do të mbahej. Vendimi u mor, një ditë pasi komisioni njoftoi se debati do të zhvillohej “virtualisht”, meqenëse Presidenti Trump, ishte infektuar me korona*vir*us.
Zoti Trump tha se; nuk do të merrte pjesë në debat me një format të tillë, ndërsa ish-Nënpresidenti Biden, planifikoi një aktivitet me pyetje-përgjigje nga votuesit, drejtuar nga televizioni ABC News për atë natë, menjëherë pasi zoti Trump tha se; nuk do të merrte pjesë.
Ekipi i Presidentit Trump, më vonë u kundërpërgjigj me një thirrje për të mbajtur debatet siç ishin planifikuar, pasi mjeku i presidentit tha se ai mund të mbante aktivitete publike, duke filluar nga e shtuna.
Por, komisioni tha se nuk do ta kthente vendimin e tij, për të mos patur kandidatët në një sallë së bashku, duke përmendur si arsye kujdesin, nisur nga shqetësimet shëndetësore – veçanërisht për debatin që ishte planifikuar, në një format me pyetje-përgjigje nga votuesit.
Debati i tretë, i parashikuar për në 22 tetor në Nashville, Tenesi, është ende i planifikuar të mbahet.