Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë/ Rimbursoni pacientët me korona*virus: Njerëzit blejnë me listë në farmaci

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka folur në një bashkëbisedim me gazetarët, duke i bërë sërish thirrje qeverisë, që të vendosë në zbatim planin me 5 pika që ka propozuar për situatën në vend.

Në fjalën e tij, Basha tregoi se cilat kanë qenë shqetësimet më të mëdha, të njerëzve në takimet e ditëve të fundit, ndërsa thekson se është e frikshme që njerëzit marrin ilaçe me lista në farmaci, pasi nuk kanë të ardhura të paguajnë.

Basha: Plani financiar, parashikon që të marrin sot mbështetje direkte. Kur do të shkojnë taksat tek njerëzit nëse jo sot. Kemi propozuar, që biznesi të mos falimentojë e të mbyllë dyert. Kemi propozuar që pensionistët, të marrin 20 mijë lekë shtesë në muaj.

E patë nga Myslym Shyri, tek “Rruga e Durrësit” gjendjen. E patë në Fier gjendjen. Mbështetja që kemi propozuar për ta në planin me 5 pika, është urgjente. Situata shëndetësore, vijon të përkeqësohet ditë pas dite.

Sado të fshihen shifrat e të infektuarve, qytetarët e sëmurë nuk fshihen dot. Dje m’u konfirmua edhe ajo që pashë në Durrës dhe në Elbasan, lista në farmaci. Numri i njerëzve që shkojnë në farmaci për të marrë me listë, po shtohen në mënyrë të frikshme.

Kemi propozuar rimbursimin e plotë të pacientëve me Corona*virus që trajtohen në shtëpi, sepse kjo kosto shkon në 600 mijë lekë minimumi. Ku do t’i gjejnë paratë të infektuarit, që kanë humbur vendin e punës? Kemi propozuar në planin tonë, me 5 pika rimbursimin e tyre.

Të gjitha institucionet ndërkombëtare, kanë parashikuar rënie akoma më të madhe për këtë vit.

Zjarr Tv Ad